Trajneri i ri i Kombëtares, Çarçani: Sylvinho i uritur, lojtarët i përshtaten stilit brazilian

Trajneri i ri i Kombëtares, Çarçani: Sylvinho i uritur, lojtarët i përshtaten stilit brazilian

Trajneri brazilian, Sylvinho, do të marrë drejtimin e Shqipërisë, me marrëveshjen që është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli gazetari Gerti Çarçani, i cili tha se Sylvinho nuk ka shumë, por është i uritur për sukses. I pyetur nëse lojtarët e Kombëtares i përshtaten stilit brazilian të futbollit, Çarçani tha “po”, duke shtuar se Shqipëria ka një ekip të mirë lojtarësh.

Sylvinho është një risi. Ishte një listë, ku mes tyre kishte edhe trajnerë italianë. Duka pas disa konsultimeve, arriti në një përfundim. U përfol se ishte mbyllur me Cambiasso, por u zgjodh stili brazilian. Jo se ka eksperiencë, por është i uritur. Kombëtarja ka një grup të mirë lojtarësh. Duhet parë, nuk ka shumë kohë në dispozicion. Në fund të marsit kemi edhe ndeshjen me Poloninë. Koha nuk mjfaton për hir të së vërtetës. Ato miqësoret e nëntorit, mund t’i merrte trajneri i ri. Duka vendosi të bënte një tranzicion të butë dhe një mbyllje me respekt për Rejën, për të respektuar kontratën. Do i jepet mundësia edhe trajnerit të ri të ketë një miqësore dhe më pas direkt në sulm. Koha nuk është e madhe në dispozicion, por përvojën ta vendosë në dispozicion.

Jo domosdoshmërish një trajner me përvojë, mund të japë produkt të madh. Kështu u zgjodh edhe De Biasi dhe me pas arriti Europianin. Sylvinho ka pasur disa eksperienca.

Kur grupi është i tillë, ndoshta mund të japë një impakt më shumë, që të provojmë këtë stilin brazilian që gjithmonë ka prodhuar lojë. Kemi lojtarë që i përshtaten stilit brazilian. Futbolli ka shkollat e veta, por duke qenë se është një trajner nga  Brazili, e ka atë eksperiencën në Europë. Objektivi është i qartë, kualifikimi në Europianin e Gjermanisë. Kemi një grup relativisht të thjeshtë. Një fillim i mirë, do bënte shumë mirë. Do i japim kohë trajnerit të ri, por nuk ka shumë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy