Nuk kanë të mbaruar versionet e Greqisë, në lidhje me 7 ushtarët që bënë shenjën e shqiponjës në repartin e Mesologjit.
Kësaj radhe “Protothema” shkruan se ata janë futur nga Shërbimi Informativ Shtetëor i Shqipërisë dhe nga Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi, si një plan pushtimi, si shenjë e krijimit të Shqipërisë së Madhe.



