Marrëveshja e Ohrit/ Ramabaja: Kosova del nga izolimi pas 10 vitesh, u shmang federalizimi i saj (VIDEO)

Marrëveshja e Ohrit/ Ramabaja: Kosova del nga izolimi pas 10 vitesh, u shmang federalizimi i saj (VIDEO)

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ramabaja, nëse ofron garanci një marrëveshje verbale mes Kosovës dhe Serbisë, e pa firmosur në Ohër, thotë se Aleksandar Vuçiç nuk u bind që të nënshkruajë marrëveshjen.

Kjo sipas tij flet për pozicionin e dobët të diplomacisë europiane dhe qëndrimin jokonseguent të SHBA-ve me përkëdhelitë që i ofrohen Aleksandar Vuçiç me Kosovën.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se fitorja më e madhe është e dy ndërmjetësuesve Borrel dhe Lajçak për të cilët tha se në takimin e Kryeministrave më 24 mars do e shesin si fitore të tyre.

Për deklaratën e Vuçiç se nuk mund të firmoste një marrëveshje që shkel vijat e kuqe dhe më konkretisht Kushtetutën e Serbisë, deklaroi se Vuçiç ka hallin e tij personal pasi në mekanizmat e shtetit serb janë instaluar strukturat e shërbimit rus.

Është i vetëdijshëm se po ta nënshkruante mund ta priste fati i ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç, Diplomacia europiane i ka dhënë shans e ka inkorporuar marrëveshjen me nenin 35 që ofron garanci për procesin integrues, duke sinjalizuar qartë se vendi i Serbisë është në Europë dhe perëndim dhe jo vasal i Rusisë.

Bazuar në tekstin e aneksit do ngrihet një komision monitorues nga të dy palët, kryesues i këtij komisioni do të jetë një diplomat europian.

Ky është presioni i parë që do i bëhet dy palëve për të realizuar pikat e marrëveshjes. Do të shohim në vijim sa do të jetë konseguent, Brukseli zyrtar në realizimin e kësaj marrëveshje.

Kosova më së shumti në këtë dialog ka fituar rikthimin te vetvetja. Kryeministri kosovar ka deklaruar se dialogun për Kosovën dhe jo për interesin personal.

Ka arritur të imponojë një pjesë të mendimit politik të profesor Ukshin Hotit, për krijimin e predispozitave për daljen nga izolimi ku ndodhej Kosova prej mbi 10 vitesh.

Është shmangur federalizimi i Kosovës që garantonte marrëveshja e vitit 2013-2015. Gjuha diplomatike ka qenë jashtëzakonisht e zgjedhur.

Në marrëveshjen konkrete nuk kemi as vetëqeverisje dhe vetadministrim, por është përzgjedhur fjala vetëmenaxhim, që është pjesë e kartës së BE për minoritetet.

Nuk është humbje as nga pala kosovare dhe as fitore nga pala serbe. Me këtë marrëveshje i hapet rruga për fitimin e statusit të vendit kandidat dhe shumë shpejt në Këshillin e Europës.

Lidhur me sulmin e mediave shqiptare ndaj Albin Kurtit, ai tha se për fat të keq në Prishtinë dhe Tiranë ato kontrollohen nga oligarkët dhe nuk përfaqësojnë vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë dhe se këto media nuk i drejtohen opinionit po i bëjnë qejfin oligarkëve të vetë.

Ndërsa nëse me pranimin e kësaj marrëveshje se nisma e Ballkanit të Hapur bëhet e pakuptimtë, Ramabaja deklaroi se një nismë e tillë ka qenë e pakuptimtë që kur u nënshkruan marrëveshje procesit të Berlinit.

Ka ardhur çasti që Tirana zyrtare t’i kthehet interesit nacional. Për aq kohë sa Serbia vazhdon të mos e njohë realitetin dhe vazhdon të nanuriset në ëndrrat ekstreme të rikthimit të ushtrisë në Kosovë, duhet të krijojmë një unitet më të plotë në rrafshon rajonal dhe më gjerë.

Mu duk qesharak reagimi i Kryeministrit shqiptar në Twitter dhe nuk është në nivelin e përgjegjësisë institucionale që përfaqëson.

Ajo që më shqetëson është mungesa e angazhimit të diplomacisë shqiptare, për takimin në Ohër. Pas Rambujesë, çështja më e rëndësishme ishte takimi i së shtunës në Ohër.

Ndërkohë shumë pak gazetarë kishte nga Tirana dhe ca më pak diplomatë të cilët duhet të ishin pjesë e ekipit të Albin Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy