Ku ndodhet Ahmetaj? Llabani rrëfen bisedën me ish-zv.kryeministrin: Më tha s’kam ndërmend të dorëzoj mandatin  (VIDEO)

Ku ndodhet Ahmetaj? Llabani rrëfen bisedën me ish-zv.kryeministrin: Më tha s’kam ndërmend të dorëzoj mandatin (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se ka biseduar dje dhe sot me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për ta arrestuar në lidhje me aferën e inceneratorëve. Llabani u shpreh se Ahmetaj i ka thënë se nuk ka ndërmend në mënyrë absolute që të dorëzojë mandatin e deputetit. Po ashtu ajo bën me dije se nuk rezulton që ish-zv.kryeministri të ketë lënë vendin. “Kam komunikuar dje dhe sot me Ahmetajn. Dje në orët e pasdites dhe sot. Që të jemi konkret, z.Ahmetaj është duke u përgatitur bashkë me avokatët, në lidhje me mbrojtjen e tij dhe me procedurat që do ndiqen pas vendimit të Këshillit të Mandateve që do të jetë me dyer të mbyllura. Do jenë dy avokatë mbrojtës, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori, dy avokatë me eksperiencë në fushën e jurisprudencës, që kanë pasur edhe më parë njerëz të rëndësisë së vecantë jo vetëm politike por edhe administrative. Pyetja që i drejtova z.Ahmetaj dje ishte a d do ta dorëzonte vet mandatin dhe përgjigjja e tij ishte: absolute jo, në asnjë mënyrë. Z.Ahmetaj e konsideron veten të pafajshëm. Kërkesa në Kuvend ka shkuar me urgjencë, në lidhje me heqjen e imunitetit të z.Ahmetaj. E pyetëm z.Ahmetaj nëse ndodhet këtu, nuk deklaron në asnjë moment që ka lënë vendin. U interesova në një nga pikat kufitare dhe Rinas, dhe nuk ekziston në sistemin TIMS që Ahmetaj të ketë dalë jashtë vendit. Ai konfirmoi se asnjë nga akuzat e ngritura nga SPAK-u nuk qëndrojnë. Ai deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin duke i shkuar deri në fund betejës ligjore. Pretendon që asnjë nga akuzat nuk qëndron. Z.Ahmetaj ka mohuar edhe lidhjen me Zoton, duke deklaruar se e njeh vetëm si biznesmen, por nuk pranon udhëtimet”, tha Llabani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy