Sulmet e fundit goditën depot e karburantit, rifillojnë sot në Stamboll negociatat Rusi-Ukrainë

Sulmet e fundit goditën depot e karburantit, rifillojnë sot në Stamboll negociatat Rusi-Ukrainë

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për një armëpushim të mundshëm rifillojnë sot në Stamboll, pas dy javësh ngërç, ndërkohë që tensioni mbetet i lartë si në terren ashtu edhe në nivel diplomatik .

“Ukrainasit paguajnë për sanksionet e dobëta të vendosura ndaj Rusisë me jetën e tyre”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video, duke i quajtur pasive sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë .

Nuk duhet të ketë paketa sanksionesh të pezulluara, domethënë nëse trupat ruse bëjnë diçka, atëherë do të ketë një përgjigje. Tani ka shumë aludime dhe paralajmërime se sanksionet do të forcohen, si me një embargo ndaj furnizimeve të naftës ruse në Europë, nëse Rusia përdor armë kimike.

Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës njoftuan në natën e 34-të të luftës se kishin zmbrapsur trupat ruse 40-60 kilometra në qytete të ndryshme në lindje, juglindje dhe verilindje dhe se i kishin rezistuar bombardimeve.

Sipas forcës ushtarake ukrainase, sulmet u përqendruan në vendet e depozitimit të naftës: një sulm me raketa goditi një depo karburanti në rajonin Rivne të Ukrainës veriperëndimore. Mariupol po i reziston ende rrethimit dhe forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar 17 avionë rusë, ndërsa në disa vendbanime në rajonet e Kievit, Zaporizhia, Chernihiv, Kherson dhe Kharkiv, “agresorët rusë vazhdojnë të terrorizojnë popullsia vendase me plaçkitje dhe dhunë”, denoncojnë ukrainasit.

Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet. Objektivi minimal i negociatave do të jenë korridoret humanitare dhe maksimumi arritja e një marrëveshjeje për një armëpushim.

Kështu tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë mbërritjes në Stamboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy