Shtohen shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor/ Pula: Në vetëm një muaj, 135 shoferë të arrestuar (VIDEO)

Shtohen shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor/ Pula: Në vetëm një muaj, 135 shoferë të arrestuar (VIDEO)

Shkeljet e rregullave të qarkullimit në trafik nga ana e drejtuesve të mjeteve, po shtohen dita-ditës.

Gazetari Besmir Pula, në një raportim për MCN live, njofton se vetëm përgjatë muajit mars, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, janë arrestuar 135 drejtues automjetesh, nga të cilët 94 për drejtim automjeti ne gjendje të dehur.

Në fakt kohëve të fundit kemi pasur rritje të numri të shkelëse të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë rrugore, vetëm gjatë muajit mars janë regjistruar 135 drejtues mjetesh të arrestuar, prej të cilëve 94 janë ndaluar për drejtim në gjendje të dehur dhe 42 pa leje drejtimi.

Kryesojnë këto shkaqe të cilat janë mjaft të rënda në qarkullimin rrugor, ndërkohë që ka edhe raste të shumta të lejeve të drejtimit të pezulluara.

Gjatë muajit mars kemi 234 leje drejtimi të pezulluar, nga të cilat 125 për tejkalim shpejtësie dhe 24 në drejtimin e alkoolit. Poashtu janë 55 shkelje të pezulluar për shkak të mos respektimit të Kodit të qarkullimit rrugor.

Numri i atyre që shkelin rregullat në trafik është tejet i madh, dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 raste, pesë persona janë ndaluar me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy