Dhuna ndaj 28-vjeçares/ Toçe: Në Shqipëri, problem serioz ndërtimi i marrëdhënieve dhe legjitimimi i saj përmes dhunës (VIDEO)

Dhuna ndaj 28-vjeçares/ Toçe: Në Shqipëri, problem serioz ndërtimi i marrëdhënieve dhe legjitimimi i saj përmes dhunës (VIDEO)

Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen i frikshëm në Shqipëri,

Duke marrë shkas nga dhuna e ditëve të fundit teksa një 31-vjeçar ushtroi dhunë dhe e mbajti të izoluar përgjatë një jave bashkëjetuesen e tij, psikologjia Denata Toçe, u shpreh në MCN live, se ky rast është është i ngjashëm me raste të tjera të dhunës së pandalur, teksa  vjen me më shumë guxim për të dëshmuar.

Rasti i fundit mendoj se i ngjason rasteve te tjera, edhe pse këtu kemi zbritur me një dëshmi dhe na kane ardhur shumë më afër në detaje ngjarjet dhe dhuna e veprimet e ushtruara ndaj saj.

Mendoj se edhe raste e tjera qe kanë përjetuar dhunë, forma ka qenë e njëjte.

Dua ti bëj thirrje grave që të hapin sytë dhe të shikojnë mirë partnerin e tyre me të cilin do ndajnë jetën më të.

Te sjellja e personit në fjalë, është një sjellje që kalon normalitetin dhe që tregon faktin se shëndeti i tij mendor është i rënduar, porse kjo nuk justifikon që këto ti ketë bërë nën ndikimin e shendetit të tij mendor, sepse ai e ka ndërtuar shëndetin e tij ndër vite.

Sipas psikologes Toçe, ajo që vjen frikshëm dhe intensifikohet në vend është fakti së në këtu vazhdon të jetë akoma problem serioz ndërtimi i marrëdhënieve dhe legjitimimi i saj përmes dhunës, që në shumë raste nuk denoncohen nga gratë.

Ajo që të bën përshtypje është një tjetër fenomen, që unë vazhdoj e mendoj qe ne kemi një problem në raport me ndërtimin e marrëdhënies në Shqipëri dhe legjitimin e marrëdhënie ku legjitimohet dhuna në familje, si mënyrë e të reaguarit të burrit ndaj grave, si një mënyrë për të vendosur një marrëdhënie ku edhe përpos kësaj dhunë, gratë deklarohen se  e bërë këtë veprim se e desha.

Aty ku nuk dallohet se ku fillon normaliteti dhe ku mbaron ai dhe ku fillojnë problemet e renda psikologjike dhe psikomotorike ku qartazi tregojnë një pandjeshmëri, mungese empatie dhe mungese të theksuar të marrëdhënies sociale dhe deformime te jashtëzakonshëm të marrëdhënies.

Ne në vend kemi akoma një trusni të madhe të grave që jetojnë më këto partnerë dhe durojnë për tu mos u kthyer në familjet biologjike dhe se nuk arrijnë ti bindin familjet e tyre që ai është i dhunshëm, me këtë rast ato familje e legjitimojnë dhe e konfirmojnë dhunën si pjesë të marrëdhënies dhe se ti do të vazhdosh të jetosh më të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy