Bakalli në Zululand: Do ishim më mirë pa median online, është si Hiroshima, me një artikull shkatërron jetë njerëzish

Bakalli në Zululand: Do ishim më mirë pa median online, është si Hiroshima, me një artikull shkatërron jetë njerëzish

Bota dhe vendi ynë ka një skenë mediatike të pasur, e cila vijon të pasurohet çdo ditë. Megjithatë media online me arritjet e saj është gjithnjë e më shumë në qendër të debatit publik. A jemi të kënaqur me këto media online, duke përfshirë edhe rrjetet sociale që sot po marrin konatacionin e një media?

 

Për publicistin Gilman Bakalli do të ishte shumë mirë të mos ekzistonte kjo lloj media. I pyetur nga Mustafa Nano nëse do të ishte një good news “shfarrosja” e mediave online, për Bakallin do të ishte një lajm i mirë. “Do të kthehemi në normalitet. Kemi ardhur duke ju larguar normalitet”, tha Gilmani në studion e Zululand.

 

Sipas Bakallit, media online është një lloj Hiroshime. “Sot ti në komunikim arrin ta realizosh një Hiroshimë metaforike, ti shtyp një buton, një send një video intime, një artikull dhe ti nuk je në gjendje ta masësh sa jetë njerëzish ke shkatërruar atë ditë”, tha Bakalli.

 

Publicisti tha se për disa tematika të caktuara ka pasur edhe një “block” nga botuesit. Nano deklaroi publikisht se me shkrimet e tij edhe mund të gabojë, por sipas tij “Liria e të shprehurit është para së gjithash liri për të gabuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy