Turizmi në Drimadhë/ Meksi: Plazhi më i shtrenjtë në jug, çmimet janë rritur mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar (VIDEO)

Turizmi në Drimadhë/ Meksi: Plazhi më i shtrenjtë në jug, çmimet janë rritur mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, në një prononcim për edicionin informativ të MCN TV, ndau për shikuesit përvojën e tij si pushues në rivierën shqiptare, duke u ndalur këtë herë në plazhin e Drimadhes.

Sipas Meksit, Drimadhja rezulton të jetë një ndër plazhet me çmimet më të larta që ka vizituar deri më tani në jugun e vendit. 

Ai thekson se rritja e çmimeve këtë vit është mbi 10% krahasuar me sezonin e kaluar.

Nuk ka asnjë hapësirë publike. Hotelet janë dukshëm më të shtrenjta se në zona të tjera dhe çdo produkt kushton më shumë. Është plazhi më i shtrenjtë që kam frekuentuar deri tani. 

Në zonë ka fluks investimesh në beton, ndërkohë që mungon infrastruktura bazë për të përballuar zhvillimin që po ndodh.

Nga fundi i Llogarasë deri në Drimadhë sheh vetëm vinça dhe ndërtime pa fund. Është për të ardhur keq që një vend kaq i bukur po dëmtohet në këtë mënyrë.

Meksi tregoi gjithashtu për vështirësinë që pati në gjetjen e një shezlongu pasditeve, për të cilin iu kërkuan 25 mijë lekë të vjetra, çmim që më pas u ul në 20 mijë.

"Pas orës 16:00 shezlongët janë bosh, por çmimi mbetet i lartë,  shkuam për të marrë një shezlong dhe ishte 25 mije lekë të vjetra, nuk ka kuptim në këtë orë kur nuk ka njerëz, ti bosh e ke, ta mbash me atë çmim, dhe na uli e 20 mijë lekë. " – tha ai, duke shtuar se aktualisht po qëndron në një kamping për shkak të kostove të larta të akomodimit.

Sipas tij, për pushuesit e shtresës së mesme, Drimadhja është një destinacion që kërkon “shtrëngim të fortë të rripit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy