‘Zbrazen’ burgjet, numri i të burgosurve që përfitojnë nga amnistia

‘Zbrazen’ burgjet, numri i të burgosurve që përfitojnë nga amnistia

Ministria e Drejtësisë është në prag të finalizimit të një drafti fillestar të ligjit “Për dhënie amnistie”, me rastin e festave të fundvitit, zbatimi i të cilit pritet të lirojë qindra persona të dënuar me burg.

Shifër zyrtare nuk ka ende, pasi dokumenti pritet të zyrtarizohet këtë javë, por sipas burimeve jozyrtare, rreth 900 të burgosur pritet të jenë përfitues. Nga ana tjetër, përfitues pjesërisht pritet të jenë edhe rreth 3 mijë persona të dënuar që përfitojnë ulje të një pjese të dënimit të dhënë apo pushim të çështjes penale ndaj tyre për rastet e krimeve të lehta, raporton “Panorama”.

Burime pranë kësaj ministrie konfirmuan se ditët e fundit, në kuadër të këshillimeve për draftin e ligjit, i është kërkuar mendim Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe Avokatit të Popullit.

Bazuar në vlerësimet që këto institucione do t’i përcjellim Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit do të dalë së shpejti me një draft konkret, i cili do të përmbajë kriteret e kategorive të të dënuarve apo të procedurave që do të përfitojnë. Sipas burimeve, për shkak të mungesës së një drafti konkret, ende nuk mund të flitet për një shifër të përafërt të përfituesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy