Varianti i ri Covid/ Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

Varianti i ri Covid/ Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

Varanti i ri i koronavirusit ka frikësuar edhe vendet e rajonit. Pas Italisë,  ka pezulluar fluturimet me Anglinë edhe Maqedonia e Veriut, vendim i cili u mor sot nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase në mvledhjen e sotme të Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave.

Në këtë vendim thuhet gjithashtu se do të aplikohet edhe izolimi i detyrueshëm 14-ditor për qytetarët që vijnë direkt nga Anglia.

Pas njoftimit nga autoritetet britanike se në Mbretërinë e Bashkuar qarkullon një variant i ri Covid-19 me 70% më shumë trasmetueshmëri se virusi aktual, shumë vende të Europës kanë pezulluar fluturimet.

Holanda, Kanadaja, Danimarka, Austria, Blegjika, Italia dhe së fundmi Maqedonia e Veriut kanë pezulluar fluturimet me Anglinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy