
Një ditë më parë një 29-vjeçar nga Gjakova që përndiqte prej muajsh moderatoren Luana Vjollca u arrestua në pranë shtëpisë së saj. I riu Ajdin Morina ndodhen në paraburgim nga dje pasi ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimi për 29-vjeçaren e njohur.
Por pavarësisht mesazheve dhe periudhës stresuese që i kishte shkaktuar moderatores, Luana Vjollca kishte një kërkesë për efektivët që e arrestuan që të silleshin mirë me të riun nga Gjakova.
“Ju lutem mos vini dorë”, i është drejtuar Luana efektivëve të Policisë në Komisariat.
Më shumë se fans i Luanës, i riu duket se ushqente një lloj inati, pasi një nga postimet e vetme që lidhet me motrat Vjollca është një status i gjatë, ku kërcënon ata që bashkëpunojnë me to, ndërsa përdorë fjalë të pahijshme për t’i përshkruar dy moderatoret.
Të njëjtin person Luana Vjollca e kishte denoncuar edhe në maj të 2020-s, por në atë kohë nuk u dha një njoftimin për reagimin e policisë.
Prej kohësh moderatorja 29-vjeçare shfaqet në publik vetëm në praninë e një truproje dhe lëviz me shofer personal.
Lexo edhe:



