Maqedonia regjistron gjashtë viktima dhe 113 raste të reja nga koronavirusi 

Maqedonia regjistron gjashtë viktima dhe 113 raste të reja nga koronavirusi 

Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara.

Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy