Auditimi që ka kryer Kontrolli I Lartë i Shtetit në Bashkinë Durrës gjatë vitit të shkuar zbardh një situatë sa dramatike aq edhe komike për mënyrën se si lejohen ndërtimet pa leje.
Lidhur me këtë Dëshira Mena, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve në një lidhje skype me studion e ‘MCN Economy’ u shpreh se numri i këtyre ndërtimeve është shumë herë më i lartë se sa raportohet.
Ajo tha se problemi i ndërtimeve pa leje është më i thellë se ai që duket dhe ne si qytetarë duhet të denoncojmë çdo rast të mundshëm. Sipas saj, nuk ka individë që i bëjnë sfidë shtetit sado të organizuar të jenë, nëse dikush bënë ndërtim pa leje i bie që ka gjetur mënyrat për tu infiltruar në sistem.

Nëse do bëhet një skanim i dedikuar vetëm për ndërtimet pa leje duke u bazuar te lejet e dhëna tek zonat ku janë zhvilluar lejet dhe fakti se si ndodhet harta e objekteve të ndërtuara sot në Durrës do shohësh se diferencat do jenë më të mëdha se kaq.
Një shembull në Golem është dhënë një leje për një kompleks rezidencial dhe kufiri është i përcaktuar për këtë zonë dhe 15 vite më vonë e gjithë hapësira dedikuar këtij kompleksi është dhënë për përdorim në një leje ndërtimi të dytë e cila ka ndërtuar duke okupuar një pjesë të mirë të hapësirave të lejeve të para. Pra ke një kufi prone të mirë përcaktuar mbi të cilin aplikon sërish leje. Leje që është lehtësisht e verifikueshme dhe shkelje sepse është dhënë një leje nga organet kompetente.
Nuk ka pasur asnjë dënim dhe procedim dhe kur kemi reaguar si komunitete pranë institucioneve të përfshira sidomos për zonat turistike përgjigja që kemi marrë ka qenë e thatë 'leja që kemi dhënë është e rregullt, leja e parë e kompleksit fillestar është gjithashtu e rregullt’. Kjo është fare e kuptueshme që në këtë rast s’kemi të bëjmë me një ndërtim pa leje nga x person, por problemi i ndërtimeve pa leje është më i thellë se ai që duket dhe ne si qytetarë duhet të denoncojmë çdo rast të mundshëm.
E pyetur nëse shifrat janë 10 herë më të larta se ato që raportohen Mena tha se janë shumë herë më të larta se ato që raportohen.
Në zonën e Durrësit në Golem janë dhënë leje ndërtimi me struktura hotelerie ndërkohë që vija e dytë e tretë vazhdon me zona rezidenciale. Këto zona kanë okupuar plazhin, detit. Ti merr një apartament në një zonë rezidenciale në Golem dhe jo vetëm që s’ke hapësirën publike për të vendosur një çadër, por ndërtimet në zonën e parë janë bërë të tilla duke mbivendosur lejet dhe publiku do duhet të kalojë përmes oborrit të privatit.
Jo vetëm që nuk ka logjik i bie që çdo ndërtim jashtë 5 km brenda rrethit me qendër IKMT është i lirë të bëjë çfarë të dojë se nuk u ndërhyka, i bie që kemi një territor pa kontroll. Artificat që mund të gjejnë institucionet për të ndërtuar, nuk ka individë që i bëjnë sfidë shtetit sado të organizuar të jenë, nëse dikush bënë ndërtim pa leje i bie që ka gjetur mënyrat për tu infiltruar në sistem.
Pra është sistemi që ka bërë të mundur këtë dhe kjo është arsyeja që kur ne kemi kërkuar lejen e ndërtimit të dytë nëse ajo përplaset me lejen e ndërtimi të parë përgjigjja na vjen e thatë që është e rregullt.
Pra është sistemi ai që i lejon këto veprime dhe nëse organet kompetente i marrin në shqyrtim është shumë e lehtë për tu verifikuar. Në rastin më të keq është një korrupsion që njëra nga palët e interesuar ka rregulluar letrat duke ndërhyrë në sistem, në rastin më të mirë është neglizhencë. Ne nuk bëjmë turizëm vetëm për njerëzit që vijnë dhe rrinë në hoteleri, ne kemi një det që duhet ta shfrytëzojnë në radhë të parë shqiptarët.
Ndërsa lidhur me faktin se çfarë nuk ka shkuar si duhet me ndërtimet pa leje, Mena tha se është sistemi ai që lë hapësira të nevojshme për të krijuar të tilla skema.
Ndërkohë që prishet një hotel ditën me diell nga ana tjetër kemi ndërtime që kanë mbetur karabina në mes të vendit si gërmadha dhe kjo përbën një problem të madh për ambientin dhe gjithashtu kemi ndërtime në zonat më të lakmuara, ndërtimet pa leje janë të orientuara në zonat e lakmuara dhe duke krijuar një hartë me të tilla elementë na bënë ne pesimistë si banorë pasi nuk i nënshtrohemi të gjithë të njëjtave rregullave dhe ligjeve.
Nëse ka vullnet të mirë nga institucionet dhe vihen në lëvizje për çdo sinjal që marrin, dhe reagimi pas çdo sinjali sipas standardit mund të ndërhyhet. Ligji për menaxhimin e hapësirave të përbashkëta e tregon qartë se çfarë ndodh në momentin që ke shitur të gjitha njësitë e banimit, pra investitori s’ka më asnjë të drejtë mbi hapësirën ë përbashkët. Ligji është i drejtë me të gjithë, por hapësirat për ta shfrytëzuar pastaj atë ndryshon.
Në momentin që sheh se ligji zbatohet në mënyrë të diferencuar, pra unë jam ai personi që duhet të gjejë anën dhe mënyrën se si ta ligjërojë ndërtimin tim duke infiltruar në sistem apo unë se kam këtë mundësi dhe do ndërtoj pa leje, këtu ndahen dhe kategoritë dhe ndërtojnë pa leje se e shohin si alternativë se i kushton më pak. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe si i tillë duhet të veprojë.



