Sëmundja e frikshme, shtohen rastet e krimbit që hyn në tru

Sëmundja e frikshme, shtohen rastet e krimbit që hyn në tru

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur shqetësimin lidhur me një infeksion parazitar të quajtur “krimbat e minjve” pas gjashtë rasteve të regjistruara javën që shkoi në ishujt Maui.

Numri i rasteve nuk është i madh, por krahasuar me vitet e kaluara (në 10 vjet vetëm 2 raste), ai përbën shqetësim.   

Konkretisht, kjo sëmundje shkaktohet nga një lloj krimi, i cili gjen mënyrën për të arritur në trurin e njeriut. Te disa njerëz, efekti mund të jetë zero. Por te disa të tjerë, krimbi lëviz nëpër tru duke shkaktuar simptoma si inflamacion, dhimbje dhe probleme të tjera neurologjike si dridhjet e gjymtyrëve. Raste të tilla mund të shkojnë deri në vdekje. Dhe më e keqja, për këto raste është pothuajse i pamundur diagnostikimi dhe trajtimi.

Një prej të prekurve i përshkroi simptomat  “sikur dikush më ka hapur kokën, ka futur aty hekurin e rrobave dhe herë pas here më shtyp butonin e avullit”.

Krimbi i minjve është një parazit që gjendet te minjtë. Ai qarkullon në mushkëritë, trurin dhe enët e gjakut të minjve. Minjtë e infektuar e nxjerrin atë jashë nëpërmjet jashtëqitjes. Krimbi mund të kalojë kështu te kërmijtë, hardhucat apo karkalecat e ujit.

Te njerëzit, një krimb i tillë mund të përfundojë pasi ata kanë konsumuar ushqime të kontaminuara nga këto lloj gjallesash. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy