Memushaj: Duhen redaktorë në institucione qeveritare dhe TV. Administrata ta japë si provim gjuhën shqipe

Memushaj: Duhen redaktorë në institucione qeveritare dhe TV. Administrata ta japë si provim gjuhën shqipe

Gjuhëtari Rami Memushaj duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV theksoi nevojën për vendosjen e redaktorëve në institucionet qeveritare si dhe në televizione. Po ashtu ai hodhi idenë që punonjësit e administratës shtetërore duhet të japin si provim gjuhën shqipe. Ndër të tjera Memushaj tha se folësit televiziv po thyejnë strukturat e gjuhës shqipe.

Duhet të vendosen redaktorë në TV, në institucione qeveritare, bashki, ministri. Gjithë kjo masë njerëzish që punon në administratën shtetërore duhet të japë si provim gjuhën shqipe. Shkolla e bën një fare pune. TV dhe radiot prishin punën e shkollës. Folësit televiziv po thyejnë strukturat e shqipes. Emrat e huaj nuk i lakojnë, por kanë filluar edhe fjalët shqip të mos i lakojnë. Po preket sistemi emëror. Shqipja ka sintaksë dhe morfologji të veçantë, që emrin e lakon. Shqipja të gjitha fjalët i lakon, sepse lakimi ruan edhe strukturën ritmike të fjalës. Janë me dhjetëra televizione dhe janë shumë gazetarë që s’kanë formimin e duhur gjuhësor. Gazetarët kanë nevojë në redaksi të kenë manualet kryesore, fjalorin e gjuhës shqipe, fjalorin drejtshkrimor. Rrjeteve sociale s’ke çfarë u bën, janë të pakontrollueshme. Mua s’më pëlqen as kjo Live, ne kemi drejtpërdrejtë, pse akses, kur mund të themi qasje, pse tentoj kur mund të themi përpiqem. Këto e bëjnë ligjërimin të bukur”.

I pyetur nga moderatori Nano nëse është i përfshirë në fjalorin e ri të shqipes, Memushaj tha:

Nuk jam i përfshirë te nisma për fjalorin e ri. Ka një defekt që s’ka korpus. Fjalori i 80-ës është bërë me skeda, me 5 milionë skeda. Kanë kaluar 40 vjet dhe shqipja është pasuruar shumë. Te varianti i ri që po përgatitet janë 90 mijë fjalë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy