Operacioni “The Wave” të Shkodrës, sekuestrohen 11 kg kanabis në “Lancia”, tre në pranga (VIDEO)

Operacioni “The Wave” të Shkodrës, sekuestrohen 11 kg kanabis në “Lancia”, tre në pranga (VIDEO)

Gjatë operacionit “The Wave”, policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 11 kg lëndë narkotike kanabis si dhe ka çuar në pranga edhe tre persona, ndërsa është sekuestruar edhe një armë gjahu.

Policia sqaron se operacioni është ndërmarrë pas një hetimi dymujor, ndërsa droga u sekuestrua në një automjet tip “Lancia”.

Në pranga përfunduan:

Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”

Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Hysni Skënderaj,  58-vjeç,  lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë̈ dhe sportive”.

“Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e shtetasit  Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu  Çifte, të  cilën e  mbante pa leje”, sqaron policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy