Vajzat që ekzekutuan vëllanë e Kim Jong-un janë vrasëse të trajnuara mirë (VIDEO

Vajzat që ekzekutuan vëllanë e Kim Jong-un janë vrasëse të trajnuara mirë (VIDEO

Dy femrat që akuzohen për vrasjen e gjysmë vëllait të diktatorit korean Kim Jong-un me agjent nervor në terminalin e aeroportit, janë vrasëse të trajnuara mirë thanë prokurorët malajzianë.

Indoneziania Siti Aisyah dhe vietnamezja Doan Thi Huong që akuzohen për vrasjen e Kim Jong-Nam në aeroportin e Kuala Lumpurit në shkurt të vitit të kaluar, kanë deklaruar se disa persona i kishin mashtruar duke i bindur që të futen në “lojë”, me arsyetimin se bëhet fjalë për një shaka që do të transmetohet në televizion.

Kim i është hedhur një agjent nervor i ndaluar i cili është i quajtur armë kimike.

"Duhet të jen të trajnuara mirë pasi nuk mund të ketë vend për gabime", tha prokurori Wan Shaharuddin Wan Ladin në gjykatën e lartë në Shah Alam të enjten, duke e krahasuar vrasjen me një nga filmat e James Bond.

Të dyja femrat, të moshës rreth të 20-ave, janë të dyshuarat e vetme që ndodhen në paraburgim dhe mund të përballen me dënimin me vdekje nëse dënohen. Ata kanë deklaruar se nuk janë fajtorë, duke thënë se ata besonin se ishin duke vepruar në një shfaqje realityshow dhe nuk dinin se po përdornin ndonjë gjë vdekjeprurëse.

Wan Shaharuddin tha se vrasësit do e dinin rrugën mirë si hyn në trupin e viktimës agjenti VX  dhe se duhej të lanin duart brenda 15 minutash për të mos u prekur.

Regjistrimet e sigurimit të aeroportit u shfaqën në gjykatë duke treguar se të dy gratë po shkonin në një banjë pak pas sulmit ndaj Kim.

Kim Jong-nam kishte kritikuar sundimin dinamik të familjes së tij të Koresë së Veriut dhe vëllai i tij kishte lëshuar një urdhër për ekzekutimin e tij, ndërsa disa të tjerë thonë se pas këtij sulmi janë politikanët e Koresë së Jugut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy