Në Memaliaj policia ka sekuestruar 10.3 kg kanabis sativa mbrëmjen e së shtunës. Lënda narkotike po transportohej me një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicale A.T, ky i fundit është shpallur në kërkim.
Sakaq në Shkodër janë asgjësuar rreth 10 mijë rrënjë kanabis sativa por nuk është vënë në pranga asnjë kultivues.



