Zhdukja e anijeve me mbetje toksike, Ferruni: Të reagojnë institucionet, nuk lejohet as kalimi tranzit

Zhdukja e anijeve me mbetje toksike, Ferruni: Të reagojnë institucionet, nuk lejohet as kalimi tranzit

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, për misterin mbi vendndodhjen e anijeve me lënde toksike që u nisën nga porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës, thotë se duhet të kishte patjetër një reagim nga institucionet shqiptare, pasi dinë diçka të paktën për origjinën.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se tashmë është evidente që kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme që në mënyrë ilegale janë nisur nga porti i Durrësit, dhe se Shqipëria mund t’i eksportojë ato vetëm nëse shkojnë në një vend të zhvilluar që sipas konventës së Bazelit ka kapacitetet e nevojshme për të pritur këndë toksike të rrezikshme.

Gjithsesi Ferruni shtoi se nuk ka informacion përtej asaj që është raportuar nga mediat ndërkombëtare dhe se bëhet fjalë për mbetje të gjeneruara nga prodhimi i çelikut.

Dihet që ky lloj aktiviteti prodhon mbetje të rrezikshme, të klasifikuara si kancerogjene. Ka dhe plot komponentë të tjerë të metaleve të rënda që janë një rrezik i madh.

Në këtë këndvështrim eksportimi i tyre jashtë Shqipërisë është diçka e rrezikshme dhe e nevojshme por jo në Tajlandë që nuk është e klasifikuar si vend që mund t’i depozitojë këto mbetje të rrezikshme.

Kjo duket se është tentuar. Ne e kemi të ndaluar edhe me ligj që edhe tranzit nuk lejohet që mbetjet e rrezikshme të shkojnë përtej kufirit shqiptar.

Përdorimi i portit të Durrësit për t’i kaluar në një vend tjetër në mënyrë ilegale, përbën shkelje.

Ndërsa ne në vendin tonë maksimumi mund t’i depozitojmë në një landfill, por nuk disponojmë landfille të klasifikuara që mund të depozitojnë mbetje të rrezikshme.

Kjo mangësi bashkë me shumë mangësi të tjera të plotësojmë, që të mos jemi në listën e vendeve që trafikojmë edhe mbetje të rrezikshme.

Është shumë normale që të ketë një gjobë për vendin tonë. Problemi është çfarë do të ndodhë me vendin tonë pasi të kthehen në portin e Durrësit.

Kjo kërkon një kohë më të madhe për t’i depozituar në një vend tjetër.

Ato nuk mund të hyjnë në territorin shqiptar, do kalojnë në një vend tjetër dhe është një kosto jashtëzakonisht e shtuar që do jetë në kurriz të taksapaguesve.

Edhe kjo lloj gjobe që përtej anës financiare mbart edhe një klasifikim të Shqipërisë si një vend që i dëmtohet imazhi.

I pyetur nëse ka pasur dhe raste të tjera ku në portin e Durrësit kanë mbërritur mbetje toksike dhe kjo nuk është zbuluar nga autoritetet shqiptare, Ferruni tha se ka fjalë për mbetje të tilla të rrezikshme që janë akomoduar në Vlorë, por janë të pakonfirmuara dhe se janë thënie të njerëzve që nuk kanë një bazë.

Do ishte shumë e rëndë nëse do ndodhte, se në ligjin shqiptar jo vetëm mbetjet e rrezikshme por edhe të parrezikshme ndalohen të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Ajo që ndodh shpesh është që mbetjet e rrezikshme futen nëpërmjet mbetjeve të tjera të parrezikshme.

Ndodh një përzierje e qëllimshme e tyre, për të shmangur pengesat për menaxhimin e tyre.

Nuk besoj se kemi importim të mbetjeve të rrezikshme, nuk lejohet me ligj, dhe kjo gjë u arrit nga protesta e cila denonconte rrezikun që bashkë me mbetjet normale mund të vijnë edhe mbetje të rrezikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy