Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës

Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një njoftimi në rrjete sociale, thotë se gjatë ditës pasur takime me përfaqësues ndërkombëtar në lidhje me situatën e fundit.

Teksa thotë se ka ndarë thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, Basha shprehet se duhet të zbardhen edhe përpjekjet e policisë për manipulimin e ngjarjes.

Ai ka shprehur shqetësimin për “brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve”.

“Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy