Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në të dy rastet, kandidatet morën 57 vota pro, 56 kundër dhe tri abstenim.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mahet më 22 gusht. Vlen për t’u theksuar që VV ndërron për herë të parë kandidaten, duke propozuar herën e dytë Donika Gërvallën, por me sa duket as kjo s’ka mjaftuar për të marrë mbështetje më të gjerë të partive opozitare.



