Turqi, dyshime për vrasjen e një disidenti në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll (VIDEO)

Turqi, dyshime për vrasjen e një disidenti në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll (VIDEO)

Autoritetet turke janë të bindura se gazetari dhe disidenti saudit Jamal Khashoggi, i cili rezulton i zhdukur prej pesë ditësh, kohë kur hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, është vrarë brenda ndërtesës. “Policia është e bindur se Khashoggi është vrarë në konsullatë dhe më pas trupi është nxjerrë jashtë saj”, i kanë thënë agjencisë Reuters dy burime të ndryshme pranë hetimeve. Sipas këtyre të fundit , vrasja është kryer me paramendim, por nuk ka detaje sesi Khashoggi është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur. Konsulli i përgjithshëm saudit është shprehur se vendi i tij po kontribuon në hetimet për gazetarin  dhe ka mohuar çdo përfshirje në mbajtjen peng ose vrasjen e tij.

Khashoggi, i cili ishte arratisur një vit më parë në Shtetet e Bashkuara për shkak se i frikësohej arrestimit pas komenteve kritike ndaj proncit Mohammed bin Salman, u fut të martën në konsullatë për të kërkuar dokumentet që i duheshin për porcesin e divorcit. E dashura e tij e ka pritur për 10 orë para ndërtesës dhe më pas ka njoftuar policinë. Agjentët e kësaj të fundit kanë rrethuar menjëherë ndërtesën duke kontrolluar çdo dalje. Që prej këtij moment, autoritetet turke dhe ato saudite japin versione të ndryshme. Ankaraja ngul këmbë se nuk ka prova që Khashoggi ka dalë nga ndërtesa e misionit diplomatik, ndërsa Riadi  thotë se ai ka dalë nga zyrat e konsullatës po atë ditë.  

Autoritetet turke kanë hapur nje hetim, ndërsa zëdhënësi i presidentit Erdogan tha se Khashoggi do të zbulohet ku ndodhet, gjallë a vdekur.

Kjo çështje i ka shtuar kontrastet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, pasi marrëdhëniet e tyre ishin acaruar kur ankaraja e mbështeti Katarin për sanksionet ekonomike dhe tregtare ndaj Emirateve.

Por zhdukja e disidentit i shton sikletet edhe me SHBA-të. Të premten, Washington Post e la bosh hapësirën e komenteve, ku duhej të ishte ai i Khashoggi-t. Editorialisti arab është ndër kritikët më të ashpër të Mohammed bin Salman dhe ka influencë në publikun amerikan. Artikujt e Khashogg-it gjatë mbajtjes së kryeministrit libanez Saad Hariri në Riad kanë pasur impakt negativ, njësoj si ato për biznesmenët që u burgosën në hotelin Ritz Carlton. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy