Koleksioni i jashtëzakonshëm i makinave të Clint Eastwood (FOTO)

Koleksioni i jashtëzakonshëm i makinave të Clint Eastwood (FOTO)

Clint Eastwood është aktualisht 91 vjeç dhe ka pas krahëve një karrierë të jashtëzakonshme në kinema. Falë punës së tij si aktor dhe regjisor filmi, kompozitor dhe producent, ai ka pasur një koleksion makinash të bukura që e kanë shoqëruar në vite. Le t’i hedhim një sy.

GMC Typhoon

Një SUV “me muskuj” i viteve 1990 është shumë e bukur, edhe pse nuk ka shumë pamje Hollivudi.

Ferrari 365 GT4 Berlinetta Boxer

Ferrari 365 GT4 Berlinetta Boxer i Clint Eastwood 1975 u shit fillimisht në Itali, para se të importohej në SHBA dhe u ble nga Eastwood në 1977. Pasi e bleu atë, Eastwood i ndryshoi tavanin dhe e shiti atë në 1985. Makina përfundoi në Japoni, dhe pastaj u kthye në Shtetet e Bashkuara në 2011.

Gran Torino Sport

Ndërsa bënte filmin me të njëjtin titull, regjisori bleu Gran Torino-n e filmit për koleksionin e tij. Produksioni e kishte blerë makinën nga kompania e prodhimit përmes eBay.

Lincolc K-Series Convertible

Pasi luajti rolin e një njeriu që ndërron jetë në fund të Honkytonk Man, Clint Eastwood bleu makinën që u përdor për filmin, një Lincoln Model-K të vitit 1937. Klasikja amerikane është një “bishë” me motor V12 6.8-litrash.

Austin Healey 100M

Austin Healey ishte zgjedhja e zakonshme e njerëzve me portofolin plot në vitet 1950 dhe 1960, kështu që është paksa e çuditshme që Klint Eastwood e ka në pronësi. Ky model e fitoi emrin pasi e arrinte shpejtësinë rekord. Këto makina kanë rezultuar shumë të kërkuara edhe më vonë.

Pontiac Trans Am

Eastwood kishte miqësi me Burt Reynolds, kështu që nuk është surprizë që kishte në pronësi një Trans Am të vitit 1977, një nga makinat më të lezetshme që janë prodhuar ndonjëherë. Në një intervistë, Reynolds zbuloi se së bashku me aktorin u pushuan nga puna në Universal Studios në të njëjtën ditë. Arsyeja për Eastwood? Molla e Adamit shumë e dukshme dhe dhëmbët që duheshin rregulluar. Për Reynolds, shpjegimi ishte tjetër: Ti nuk bën dot aktrim!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy