Dalja e të dhënave, Hackaj: Skandal i niveleve të larta, rrezik ohen jetët e qytetarëve (VIDEO)

Dalja e të dhënave, Hackaj: Skandal i niveleve të larta, rrezik ohen jetët e qytetarëve (VIDEO)

Florian Hackaj, menaxher komercial i kibernetikës nga studio e lajmeve në MCN TV komentoi mbi daljen e të dhënave dhe pagat e shqiptarëve të cilën e cilësoi si një situatë të krijuar enkas për të hequr vëmendjen nga afera me koncesionet.

Teksa AKSHI-n bëri përgjegjës kryesor, Hackaj tha se ky veprim tregon qartazi se shteti ka rënë dhe se shqiptarët nuk mund të besojnë më te dixhitalizimi.

Sipas tij ky është sulm kibernetik, por se nga ka ardhur dhe si është bërë duhet ta bëjnë ekspertë të fushës, por përbën rrezik për jetët e njerëzve. Ndër të tjera ai e ka cilësuar si skandal të niveleve më të larta dhe se nga ana teknike duhet të jepej dorëheqja në nivelin më të lartë.

Intervista e plotë

1. Në Shqipëri po qarkullon e zbardhur një listë me të dhënat personale dhe financiare të 630 mijë qytetarëve. Për nga niveli e informacionit të rrjedhur dhe cilësimi i tij, sipas jush ccfarë përfaqëson kjo që ka ndodhur?

Gjykoj se kjo është problem i nxjerrë enkas për të hequr vëmendjen nga inceneratiorët. Te ana teknike dalin nga niveli më i lartë që të dhëna kaq sensitive rodhën nga shteti dhe qytetarët nuk merren pse shteti nuk i mbrojti por merren sa e ka rrogën filani dhe tjetri.

2.  Ministria e Financave e Shqipërisë deklaroi dje pas publikimit se lista në fjalë është bashkim copëzash dhe nuk paraqet karakteristikat e formateve zyrtare të administrimit të informacionit zyrtar. Ministria nuk përgënjeshtroi në faktë saktësinë e të dhënave. Nisur nga ky qëndrim, mendoni se lista të rrjedhur nga disa ente dhe si mund të gjurmohet kjo teknikisht?

Unë gjykoj që enti kryesor është AKSHI dhe ai dështoi njëherë me patronazhistët. Problemi është se në një shtet normal nuk i takon Ministrisë së Financave kjo çështje, ajo që duhej bërë ishte ndalimi urgjentisht i file dhe të gjithë personat që kanë qasje në të dhe të shihet se deri ku ka shkuar ky dëm. Kjo është rënie e shtetit aq më tepër kur nga viti tjetër kryeministri thotë se çdo gjë do jetë dixhitale. Si mund ti besojmë ne të dhënat e-Albania kur ndodh kjo gjë.

3. Qeveria shqiptare ka deklaruar se në muajin janar 2021 nuk ka patur eksport dokumentacioni. Mund të gjenerohet një listë e tillë masive manualisht?

Janar 2021 është emri i file. Ato janë të sakta si të dhëna. Kjo është një vjedhje nga sistemi dhe për ta lënë fajin anaonim dhe për ta nxjerr sa herë që i duhet. Unë jam gati të dalë nesër në protestë për të ngritur zërin edhe pse ka ardhur për pushime në Shqipëri. Çdo i cënuar të vejë në gjykatë dhe të ngrejë padi. Sa më shumë të lihet në qarkullim aq më i madh është rreziku.

4. Kryeministri sot ka pranuar se nuk kemi të bëjmë me sulm kibernetik, por me rrjedhje. Në fakt si është praktika e sigurimit të informacionit sensitiv, sidomos pas rasteve WikiLeaks, Facebook, etj?

Me thënë të drejtën e di që është piktor, kryeministër për pasion, po njohuritë e tij kibernetike lënë për të dëshiruar. Ai është sulm kibernetik por se nga ka ardhur dhe si është bërë duhet ta bëjnë ekspertë të fushës. Është skandal i masave të pacaktuara, rrezikohen jetët e njerëzve. I prekur edhe shqiptari më i thjeshtë nga kjo rrjedhje e të dhënave.

5. Zoti Hackaj, ka zëra në Shqipëri se kjo që ndodhi bëhet për të kaluar shërbimin e administrimit të të dhënave, subjekteve private. Ndodh që për shërbime të tilla të kontraktohen palë private?

Një shtet si joni që jep porte me koncesion çfarë nuk bën vaki. Këta i bëjnë me PPP, por nuk mund ti japësh të dhënat sepse minimumi në një shtet normal duhet që të ishin ribërë kartat e identitetit pas patronazhistëve, dhe kjo jo vetëm që nuk është bërë por del një tjetër skandal.

6. Si qëndron raporti i gjenerimit dhe amdinistrimit të të dhënave sot mes subjektev publike dhe private?

Nuk e njoh këtë realitet në Shqipëri por të dhënat e një privati nuk kanë çfarë i duhen shtetit. Nuk ka askush pse të dijë rrogën tuaj apo timen. Nuk është në rregull.

7. Nëse do të ndodhte në Zvicër një gjë e tillë, cili mendoni se do të ishte reagimi?

Nga ana njerëzore do ishin mbushur rrugët. Nga ana teknike duhet të jepej dorëheqja në nivelin më të lartë dhe jo të jepej konferenca. Populli shqiptar është drobitur shumë, nuk jemi ndryshe nga koha e diktaturës. Në këtë aspekt gjykoj se në Zvicër do ishin mbushur rrugët por duhet të ketë dhe masa drastike. Ky është skandal i nivelit më të lartë dhe është cënuar siguria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy