Xhadat - Biznesi i katit të parë zhduk kollonën dhe trarët e pallatit në Vlorë/ Banorët: Po na rrezikohet jeta

Xhadat - Biznesi i katit të parë zhduk kollonën dhe trarët e pallatit në Vlorë/ Banorët: Po na rrezikohet jeta

Xhadat trajtoi problemin e banorëve të pallatit 459 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, të cilët denoncojnë ndërhyrjen që është bërë në strukturën e pallatit të tyre nga biznesi që ndodhet në katin e parë.

Sipas tyre, pronarët e biznesit kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme duke dëmtuar muret mbajtëse, kollonat dhe trarët e pallatit. 

“Kam 60 vjet në këtë apartament  dhe komshia i  katit të parë ka hequr muret mbajtëse , kjo na ka sjellë dhe dëmtimin e banesës. Erdhën nga IMT -ja  bënë kontrollin dhe konstatuan se është një plasje. Unë kam një kërkesë, ai zotëria le të bëjë çfarë të dojë, dua vëtëm të kthejë themelet në gjendjen që kanë qenë“-u shpreh një nga banorët e pallatit.

“Ngjitur me këtë unë kam ndërtesën time dhe zotëria jashtë ligjit ka bërë ndërtime duke u mbështetur  në pjesën e apartamentit tim. Veç këtyre ka bllokuar dhe kolektorin e ujrave të zeza- tha një banor tjetër.  

Në lidhje me rastin gazetarët e Xhadave kërkuan informacion nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dega Vlorë. Sipas Kryeinspektorit është vendosur pezullimi i punimeve për 45 ditë dhe çështja i ka kaluar prokurorisë.  

Sipas drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës nga ana e kësaj të fundit nuk është dhënë asnjë leje për kryerjen e këtyre punimeve.

Xhadat bisedoi në telefon dhe me djalin e ndërtuesit,  i cili pretendoi se  punimet junë kryer me leje të vitin 1999-të , dhënë nga ish kryetari i Bashkisë të asaj kohë Shpëtim Gjika.

Pyetjes së gazetares se pse pikërisht sot , IMT Vlorë, ju ka pezulluar punimet, ju përgjigj se kjo ka ardhur për shkak të të çarjes së kartonxhesit.

Po në fakt dëmin konkret të punimeve që janë bërë në pallat na i  zbulojnë dokumentat zyrtarë që IMT Bashkia Vlorë na ka vënë në dispozicion. Në këto dokumenta  gjatë inspektimit nga IMT Vlorë është konstatuar dëmtim i kollonës dhe trarëve,   si pasojë e rikonstruksionit total të objektit. Për këtë arsye  është vendosur pezullim i punimeve për 45 dite dhe çështja ka kaluar në prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy