
Është shtyrë për nesër vendimi për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e sotme që është zhvilluar nga KQZ, nuk është rënë dakort se në cilën nga fletët e mëposhtme do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet parlamentare.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, Ilirjan Celibashi paraqiti tre variante, por palët u ndanë për kompetencat, por edhe faktin që prisnin nga kryekomisioneri një variant, që më pas ta kalonin ose ta rrëzonin. Për këtë arsye, Celibashi u tërhoq për të risjellë një tjetër propozim.
Mbledhja e radhës do të zhvillohet nesër, ku mund të merret dhe vendimi.



