Netflix ka vendosur të mos jetë i pranishëm në festivalet e filmit. Ky vendim vlen edhe për Festivalin e filmit në Venecia. Sidoqoftë, gjigandi i transmetimit thuhet do të jetë i pranishëm si sponsor.
Edhe pse festivalet janë një portë e rëndësishme për çmime Oskar, Netflix ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm me prodhimet e tij.
Siç tashmë dihet, me rregullat e reja të prezantuara nga Akademia për Oskarët e ardhshëm dhe “Golden Glob”, edhe filmat streaming mund të kualifikohen.



