Ajo i ka pushtuar shpesh faqet e revistës “Playboy” me pak ose aspak veshje në trup. Prandaj nuk e ka për gjë që edhe kur del të hedhë plehrat, të mos lodhet shumë për t’u veshur.
Carla Howe u fotografua me të brendshme të kuqe dhe një triko hedhur krahëve ndërsa dilte nga apartamenti i saj në Londër për të hedhur mbeturinat.
Modelja 26-vjeçare dukej po aq në formë dhe e bukur sa nën dritat e prozhektorëve para fotografëve profesionistë.



