Nga qyteti i Vlorës ku është edhe deputet Kryeministri Edi Rama ka folur me bindje se në 18 qershor me apo pa opozitën zgjedhje do të ketë. Ndërkohë kryeministri i bëri thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë që të ftojnë edhe shokët dhe të afërmit e tyre socialistë e demokratë që të marrin pjesë në votime.



