“Xhadat” - Bie alarmi për mjekë në spitalin e Burrelit

“Xhadat” - Bie alarmi për mjekë në spitalin e Burrelit

Në spitalin rajonal të Burrelit ka rënë alarmi për mjekë specialistë. Qytetarët ankohen për mungesën e shërbimit, ç`ka shpesh i duhet ta marrin në spitale private apo t`i drejtohen Tiranës.   

Mjeku kardiolog vjen njëherë në javë, është privat. Ndaj qytetarët janë shumë të lodhur,të rri tjetri një javë rresht të presë doktorin e zemrës, prapë tek privati. Ndaj Ministria e Shëndetësisë të vejë dorën, ose e dimë që e ka heq fare dhe populli i Matit është i dorëzuar-u shpreh një qytetar.

Ne vijmë në Burrel, nuk ka mjek kardiolog, anestezist nuk ka, për stomakun nuk ka, okulist nuk ka. Neurologu vjen më duket,  njëherë në javë a kur t’i mbushet mendja. Ne marrim letrat këtu e shkojmë në Tiranë. Ndaç vdis ndaç shko në Tiranë. Ambulancat te ne nuk vijnë fare, po të kesh makinë private, po ambulanca nuk vjen fare. Të vish nga “Xibri’ nga “Keta” e të mos gjesh mjek këtu, të marrësh rrugën për në Tiranë me planifikim, Tirana nuk na pret ne, është e vështirë.

Aty mjek ka njëherë në javë se ne sëmuremi njëherë në javë. Me rekomandim o në Tiranë o në Peshkopi.  Kemi s’kemi mundesi për të shkuar në Tiranë do shkojmë. Para fëmijës asgjë nuk bëhet.Këtu  mjeku vjen njëherë në javë, njëherë në javë nuk është e mundur t’i vizitojë të gjithë. Kardiolog jo, neurolog jo, asnjë mjek .

Këtë situatë e pranojnë edhe vetë mjekët e mbetur në spitalin e Burrelit.

Gazetarja:  Po prej sa kohësh nuk ka kardiolog këtu?

Mjeku:  Këtu ka, prej një viti. Ngjitur këtu me portën e Spitalit, është një farmaci urgjencash. Pyet njëherë, ka ardhur kardiologu sot?

Gazetarja: Ok!

Mjeku : Vjen një kardiolog privat.

Mjekja : Tani neurologu nuk është (nuk kuptohet). Reanimator nuk ka, domethënë duhet të vijë Reanimator.

Gazetarja: Po, po!

Mjekja : Gjinekologjia po ashtu. Pneumologu po ashtu , një është pensionist, një është në punë. Ne dy pediatrët jemi pensionist, jemi kështu me kontratë.

Gazetarja : E kuptoj, domethënë ju jeni heronj, ju pensionistët.?!

Mjekja : Se përshembull ne kemi atë neuro-pediatrin,  nefrologun, ai ka bërë dhe kurs për kardiologji një kurs 9- të mujor, a ku e di unë. Kurse njëherë në javë që vjen kardiologu i mbledh ai vizitat.

Gazetarja: Kardiologu është privat?

Mjekja: Privat, privat. Vjen njëhere në javë.

Gazetarja: E kuptoj!

Mjekja : Vijnë privatisht. Shteti nuk ka. As kardiolog

Gazetarja: As neurolog?

Mjekja :Jo, jo,përveç pensionistat nuk ka.

Gazetarja: E kuptoj.

Mjekja : Neurologu i mbledh, domethënë të sëmurët mendor. Rëndësi kanë këto përshembull që vijnë me insulte, detyrimisht e duan neurologun. Janë urgjenca që nuk mund t’i bëjë përshembull një mjek që… apo një pediatër apo një kirurg a një pneumolog a. Ndryshe mund ta bëjë mjeku neurolog, ta krijojë insultin apo ta drejtojë në Tiranë, edhe ndryshe  një mjek i përgjithshëm që mund t’i vijë në urgjencë.

Edhe drejtori i spitalit z.Roland Meta pranon situatën duke shprehur shqetësim për të. 

“na shqetëson shumë ky fakt po tani… për momentin kemi vetëm zgjidhjen që i drejtojmë drejt Tiranës, Spitaleve Rajonale apo Universitare. Unë ka një vit e gjysmë që jam drejtor, këto mungesa kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë. Problemi është vetëm kardiologu, neurologu, okulisti. Mjeku reanimator do të vijë se na është thënë nga Ministria që do vijë së shpejti. Ka firmosur kontratën dhe mund të jetë çëshje ditësh”.

Pas interesimit të emisionin “Xhadat” Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigjeje zyrtare , sqaron se në spitalin e Burrelit, janë emëruar tre mjekë të rinj specialist,  në shërbimet anestezi reanimacion,obsetër- gjinekologji dhe pediatri .

Sa i përket  kardiologjisë  mbulohet nga një mjek intern me kurs atashimi në kardiologji.Për ata pacientë që kanë nevojë për një mendim më të specializuar, nëpërmjet sistemit të referimit pacienti merr në shërbimin shëndetsor  në spitalin rajonal Dibër , ku këtë shërbim e ofrojnë tre mjek kardiolog- deklaron Ministria e Shëndetësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy