Zbardhet plagosja me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori i ngjarjes (EMRAT)

Zbardhet plagosja me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori i ngjarjes (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkurë në Fshatin e Ri, në Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:51 ku gjatë një konflikti fizik për motive pronësie është dëmtuar me sende të forta 34-vjeçari Lad Gruda.

Më pas konflikti është përshkallëzuar kur shtetasi i identifikuar me inicialet Xh.F ka plagosur me armë zjarri 41-vjeçarin Ilir Gruda, vëllain e 34-vjeçarit.

Bëhet me dije se të dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy