Durrësi është përfshirë në Xhiron e Italisë të garave me varka me vela, ndërsa pritet që pasditen e sotme të mbërrijnë në Durrës mjetet lundruese.
Futja e Durrësit në hartën e këtij aktiviteti me garën në etapën “Vendi i shqiponjave-Durrës”, i hap një perspektivë të re zhvillimit të këtij sporti edhe në vendin tonë, duke u bërë edhe një promovues elitar i bukurive të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe nxitjes së turizmit.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, ndërsa etapa e Durrësit do të jetë në datat 6-9 korrik.



