Japonia do të vendosë zyrtarisht të hënën nëse do të zgjasë gjendjen e saj të jashtëzakonshme mbi koronavirusin e ri, i cili fillimisht ishte vendosur të përfundojë në datën 6 maj, tha transmetuesi publik NHK.
Qeveria po planifikon të zgjasë gjendjen e emergjencës për rreth një muaj, njofton “Reuters”.
Kryeministri Shinzo Abe u tha gazetarëve të enjten se do të ishte e vështirë të kthehej në jetën e përditshme në datën 7 maj dhe i bëri thirrje vendit të përgatitet .



