Shpërndante personelin e lokalit në banesa, një person i armatosur i del përpara dhe e kanos

Shpërndante personelin e lokalit në banesa, një person i armatosur i del përpara dhe e kanos

Pronari i një lokali në Shijak, është kërcënuar me armë teksa shpërndante për në shtëpi punëtorët e lokalit të tij.

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy