Shqipëria pati për herë të parë Presidencën në strategjinë e BE për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, në kuadër të nismës Eusair. Në “Mcn Economy” foli mbi këtë çështje Andrea Donda, eksperte projektesh të BE, e konsideroi eventin një rast të jashtëzakonshëm bashkëpunimi dhe lidhjesh, duke theksuar funksionin strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Donda përmendi katër shtylla kryesore mbi të cilat zhvillohet strategjia, ndërsa e konsideroi Shqipërinë si subjekt të rëndësishëm në fondet e vendeve që janë kandidate për anëtarësim në BE.
Është një event që zhvillohet çdo vit në vendet që aderojnë në makrorajonin Adriatiko-Jonian. Është një rast i jashtëzakonshëm bashkëpunimi, lidhjeje në rrjet, dhe shkëmbimit të praktikave të mira të pjesëmarrësve. Bëhet mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbimi mes subjekteve të ndryshme. Strategjia Eusair është një prej 4 strategjive të Komisionit Evropian që i kushtohet zhvillimit dhe prosperitetit ekonomiko-shoqërore të territoreve që bëjnë pjesë në të. Ka funksion strategjik sidomos për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një aktivitet i rëndësishëm për projekte që financohen nga BE, dhe që mund të bëhen burim kapitalizimi për vendet që marrin pjesë në të.
Strategjia zhvillohet mbi 4 shtylla që kanë të bëjnë me 4 fusha, rritja blu, sektori detar, tema e cilësisë, lëvizshmëria, transportet infrastruktura, dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Ndikon në nivel rritje të territorit dhe financimin e projekteve të bashkëpunimin në territor. E shohim Shqipërinë si subjekt të rëndësishëm për fondet që u kushtohen vendeve që janë kandidate për anëtarësim. 16 milionë kanë qenë financimet në programin e kaluar. Nga ana tjetër për të financuar aktivitete lokale. Është e rëndësishme të nënvizojmë që kjo nuk është linjë financimi vetëm për subjektet apo organizatat e mëdha, por edhe realiteteve të vogla në territor, në fushën kulturore, shoqërore”.
Teksa u ndal te turizmi Andrea Donda vuri në dukje që është me rëndësi që ky sektor të mos zhvillohet vetëm në një sezon të veçantë. Po ashtu ajo theksoi rëndësinë që projekti të mos ketë një fund, por të prodhojë impakt dhe të tërheqë burime në të ardhmen.
Një temë kyçe që doli nga pikëpamja e turizmit të qendurshëm është ai që të konsiderojmë zhvillimin e turizmit jo vetëm në një sezon të veçantë. Të ndryshojmë llojin dhe fluksin e turizmit në zonat. Pikat e dobëta, shumë të ngjashme sa i përket temës së lëvizshmërisë, kolektivitetit. Bashkëpunimi ndërsektorial është një nga elementët më të rëndësishëm. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe realizimi i një marke. Kemi realizuar një fushatë markash të gjithë vendeve të përfshira që të arrijmë një etiketë dalluese për t’i dhënë mundësinë rrjetit për t’u zgjeruar në të ardhmen. Janë elemente kyçe të financimeve evropiane ndaj duhet të garantojmë faktin që të ketë një qëndrueshmëri dhe transmetueshmëri të asaj që realizohet. Projekti të mos ketë një fund, por të ketë aftësi të prodhojë impakt dhe të tërheqë burime në të ardhmen”.



