“Thyhet” Partizani, Laçi triumfon me përmbysje

“Thyhet” Partizani, Laçi triumfon me përmbysje

Laçi triumfoi me përmbysje ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 në kryeqytet.

Një ndehsje me raste të shumta nga të dyja ekipet, por në fund festuan kurbinasit. Mensah kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa pas kësaj, të kuqtë kishin edhe disa raste të tjera, por shpërdoruan para portës së Dajsinanit, edhe për meritë të portierit bardhezi, që bëri pritje vendimtare.

Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi me kryeqytetasit. Në minutën e 83-të, ishte Sobowale, i cili vendosi baraspeshën, pak minuta, pasi Melo kishte humbur një mundësi të artë shënimi.

Në minutën e 95-të, ishte Ledi Tresa, i cili bëri heroin për Laçin, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores për kurbinasit.   

Pas kësaj ndeshje, Partizani mban vendin e dytë në renditje me 35 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy