Soko: Paqartësia e pronësisë dhe mungesa e kulturës financiare mbajnë të ulëta sigurimet e pronave

Soko: Paqartësia e pronësisë dhe mungesa e kulturës financiare mbajnë të ulëta sigurimet e pronave

Sigurimet vullnetare të pronave në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele shumë të ulëta, ndonëse përmbytjet dhe zjarret janë kthyer në fenomene të shpeshta vitet e fundit. 

 

I ftuar në ‘MCN Economy’, eksperti i sigurisë Pano Soko analizoi arsyet që, sipas tij, pengojnë qytetarët të sigurojnë pronat e tyre.

 

Soko theksoi se një nga arsyet kryesore mbetet paqartësia e madhe mbi pronësinë në vend, çka krijon pasiguri dhe vështirësi në procesin e sigurimit.

 

Arsyeja e parë kryesore është se ne nuk kemi ende të përcaktuar realisht pronën në vetvete. Kjo ka bërë që pasiguria të jetë elementi kryesor që pengon zhvillimin e sigurimeve të pronave.

 

Një tjetër faktor, sipas Sokos, është kultura e ulët financiare dhe kapitaliste në Shqipëri, e cila ndikon në mënyrën se si qytetarët e perceptojnë riskun.

 

Shumë njerëz mendojnë: mund të më ndodhë ose jo, pse ta siguroj pronën? Kemi një tendencë për të kursyer sa më shumë, edhe në kurriz të një rreziku të madh. 

 

Jemi në një fazë të hershme të kulturës kapitaliste dhe kjo reflektohet në nivelin e lartë të riskut që marrim përsipër. Ne e kemi çështje kulturore. duhet një plan agresiv marketingu i detyrueshëm në zonat e riskut të lartë. 

 

Tregu i sigurimeve vullnetare është treg që kërkon që fëmija shkon me zor në shkollë dhe popullata në këtë rast do duhet të kulturalizohet me ‘dhunë’ dhe ky është problemi kryesor që ne kemi sot, sidomos në zonat që kanë nivel të lartë risku.

 

Sipas ekspertit, ndryshimi i kësaj mendësie kërkon kohë dhe edukim financiar ndër breza. Ai shtoi se ndoshta vetëm brezat e viteve 2050–2060 do ta kenë të konsoliduar kulturën e sigurimit, duke theksuar nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe kulturë sigurimi në shoqëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy