Katër persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, me sëpatë të hënën në RER E në stacionin Ozoir-la-Ferrière (Seine-et-Marne) në Francë.
Rreth orës 08:00, në RER E ka shpërthyer një sherr ku janë përfshirë disa persona për arsye ende të panjohura.
“Njërit prej viktimave i është prerë dora dhe një tjetri i është prerë koka me sëpatë”, tha një burim për AFP-në.
Dy të tjerë u plagosën më lehtë. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.



