Hakmarrja e Donald Trump, përjashton disa media nga Shtëpia e Bardhë

Hakmarrja e Donald Trump, përjashton disa media nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikanë Donald Trump i është përgjigjur me dorë të hekurt disa mediave të cilat i quajti sërish si “armike” të popullit amerikan.

Gjigandi i CNN njoftoi se ishte ndaluar të hynte në seancën informuese të Shtëpisë së Bardhë të kësaj të premteje.

Sipas CNN, edhe “New York Times”, “Los Angeles Times” dhe “Politico” janë penguar të futen në Shtëpinë e Bardhë, duke mos iu dhënë asnjë argument për këtë zgjedhje, përveçse “nuk ishin në listë” për informimet jashtë kamerave.

“Breitbart”, “Fox News”, “Washington Times” dhe “One America News Network” ishin mes atyre që iu lejua hyrja, raporton CNN.

Mbledhja e sotme përpara kamerave ishte e ndryshme, e udhëhequr nga Sekretari i Shtypit, Sean Spicer, e që nuk ishte parashikuar të ndodhte sot.

Në fakt, nuk është e pazakontë që të hiqet dorë nga informimi përpara kamerave në ditët kur vet presidenti i Shteteve të Bashkuara jep një fjalim të rëndësishëm, siç ndodhi mëngjesin e sotëm në “CPAC”, konferencën e aktivistëve konservatorë.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ka protestuar ndaj kësaj lëvizjeje, ndërsa disa media si “Associated Press” dhe revista “Time” njoftuan bojkotimin e seancës informuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy