
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se nuk do të ketë leje për të dënuarit para zgjedhjeve të 14 majit dhe se janë marrë të gjitha masat që ata të votojnë në burgje. Manja gjithashtu tha se pas zgjedhjeve qeveria do të bëjë gati projektligjin për amnistinë penale.



