
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet me Kanadanë në lidhje me tregtinë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike tatimore që targetojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Lëvizja e fundit, të cilën ai e njoftoi në mediat sociale, vjen ndërsa vendet fqinje kishin punuar për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare deri në mesin e korrikut.
Të dy vendet kanë vendosur ndaj njëri-tjetrit tarifa për mallrat pasi Trump shkaktoi një luftë tregtare në fillim të këtij viti dhe kërcënoi të aneksonte Kanadanë duke përdorur "forcë ekonomike".
Të premten, presidenti amerikan tha se po i jepte fund bisedimeve për shkak të asaj që e quajti një “taksë të jashtëzakonshme” mbi kompanitë e teknologjisë dhe shtoi se do të njoftonte tarifa të reja për mallrat që kalojnë kufirin brenda javës së ardhshme.
"Me anë të kësaj po i ndërpresim të gjitha diskutimet mbi tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm", shkroi ai në rrjetet sociale.
"Ne do ta njoftojmë Kanadanë për tarifën që do të paguajë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda periudhës së ardhshme shtatë ditore."
Më vonë në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u tha gazetarëve se SHBA-të i kanë “të gjitha kartat në dorë”. "Ekonomikisht, ne kemi një pushtet të tillë mbi Kanadanë. Do të preferoja të mos e përdorja atë," shtoi ai.



