Tensioni me deputetët e PD, reagon gazetarja: Balliu ndërhyri për të qetësuar

Tensioni me deputetët e PD, reagon gazetarja: Balliu ndërhyri për të qetësuar

Gazetarja Sara Demushi reagon lidhur me hetimin e nisur ndaj deputetëve demokratë Edi Paloka dhe Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, ku Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin.

Gjithçka pas momenteve të tensionit mes deputetëve demokratë dhe Demushit, teksa gazetarja raportonte, ku dy deputetët u konfrontuan me të.

Demushi shprehet se nuk donte që të nxiste asnjë hetim por denoncimin e deputetëve dhe thotë se e rëndësishme është që gabimet të pranohen dhe korrigjohen.

Ajo saktëson se Balliu ndërhyri për të qetësuar situatën.

Gjatë një momenti tensioni në protestën e fundit, reagova publikisht dhe denoncova dy deputetë në një gjendje të tensionuar dhe emocionalisht të fortë, jo vetëm për mua, por besoj për çdo gazetar që ndodhej aty.

Si gazetare, e vetëdijshme për peshën e fjalës publike, ndjej detyrimin të sqaroj se nuk kisha për qëllim të nxisja ndonjë hetim.

Kjo nuk është një tërheqje, por një reflektim i ndershëm për të mbrojtur vlerat që përfaqësoj: profesionalizëm, objektivitet dhe përgjegjësi.

Gabimet ndodhin. Rëndësi ka t’i pranojmë dhe t’i korrigjojmë me dinjitet.

Gjithashtu, dua të sqaroj se nuk kam asnjë pretendim ndaj Klevis Balliut, i cili erdhi në atë moment për të qetësuar situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy