Djegia e pyjeve, dëmi 1 miliardë euro/ Ekspertët: Shqipëria e papërgatitur për katastrofa mjedisore (VIDEO)

Djegia e pyjeve, dëmi 1 miliardë euro/ Ekspertët: Shqipëria e papërgatitur për katastrofa mjedisore (VIDEO)

17 mijë hektarë sipërfaqe toke janë djegur këtë vit nga zjarret në Shqipëri. Sipas të dhënave të programit të përbashkët të BE për vëzhgimin e tokës, Copernicus, rezulton se qarku i Korçës kryeson listën e sipërfaqeve të djegura nga janari deri më 11 gusht, me 10 mijë e 141 hektarë, pasuar nga Vlora e Dibra.

Situata me vitin e kaluar nuk ka shumë ndryshim, pasi në 2020 u dogjën 20 mijë hektarë, por këto shifra paralajmërojnë se djegia e sipërfaqeve po kthehen në një emergjencë të përvitshme

1 miliard euro dëme i janë shkaktuar Shqipërisë nga djegia e pyjeve, teksa eksperti mjedisor Abdullah Diku tregon çelësin e suksesit për një pla ndërhyrjeje.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se Shqipëria është e papërgatitur ndaj katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike teksa i bëjnë thirrje qeverisë që të ndryshojë buxhetin e vitit të ardhshëm si dhe politikën e trajtimit të tyre.

Përmbytjet

Nga ana tjetër vjeshta po vjen dhe Shqipëria rrezikohet edhe nga përmbytjet si në rastin e Turqisë.

Eksperti Rodion Gjoka ngre alarmin se nga ky fenomen tashmë këtë vit dhe më tej rrezikohen seriozisht vendbanimet afër detit Adriatik apo në laguna deri në shpërngulje kurse ata pranë brigjeve lumore duhet të marrin masa menjëherë.

Për ekspertin Lavdosh Ferruni Shqipërisë I duhet një politikë e re dhe rritje të buxhetit për të menaxhuar emergjencat. Ai kritikon sistemin e paralajmërimit në vend për këto raste teksa thekson se katastrofat mjedisore në Shqipëri në 30 vitet e fundit kanë një trend rritës dhe një faktor kryesor janë ndryshimet klimatike.

Për fenomenim më të diskutuar në glob këtë gusht, ekspertët shqiptarë pohojnë se ka studime që e rreshtojnë Shqipërinë për disa faktorë në zonën e kuqe të vendeve që kërcënohen nga kriza klimatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy