Semanaj: TikTok ka kaluar në nivelin e Sky Ecc dhe Encro Chat, përkrah idenë e mbylljes (VIDEO)

Semanaj: TikTok ka kaluar në nivelin e Sky Ecc dhe Encro Chat, përkrah idenë e mbylljes (VIDEO)

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, përkrah deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mbylljen në Shqipëri të TikTok ose vendosjen e filtrave në rrjetet sociale të cilat përdoren masivizsht nga adoleshentët.

Duke folur për MCN Live, marrë shkas nga vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Semanaj tha se shoqëria shqiptare ka një kalbësim dhe degradim nga rrënjët dhe kur institucionet shtetërore janë të paafta për të kryer disa funksione, ajo që na mbetet është mbyllja e rrjeteve sociale.

Në vijim eksperti i IT, e krahasoi përdorimin e TikTok, me aplikacionet Sky Ecc dhe Encro Chat, duke propozuar që në rrjetet sociale përdoruesit të regjistrohen me ID.

Ai shtoi se arsyeja pse mbështeta zotin Rama, është pasi vitin e fundit po numërohen viktimat nga ndikimi i TikTok, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë vetëm rastin e vrasjes së minorenëve, por edhe nxitje të vetëvrasjes së grave, bullizim.

Në rrjetet sociale, të dënuarit dhe bandat kriminale shihen si heronj dhe më shumë flitet për ta se për Skënderbeun.

Duke qenë se rregullimi i shoqërisë kërkon kohë, le të marrim një hap radikal. Jam pro mbylljes kur nxitet dhuna.

Shtetet të cilat kanë mbyllur totalisht TikTok nuk janë të shumta, kemi Indinë, Afganistanin dhe SHBA me Australinë në mënyrë të pjesshme.

Kjo nuk duhet të thotë se nuk duhet ta bëjë Shqipëria, se çdo shtet ka specifikat e veta. Në SHBA Roblox është shumë më shumë problem se TikTok.

Mënyra e parë është t'i kërkohet TikTok të mos operohet në Shqipëri, t’iu kërkohet gjithë internet provider të bllokojnë këtë aplikacion për Shqipërinë.

Do ketë mënyra sërish për përdorim, por numri do jetë jashtëzakonisht i vogël. Por për Shqipërinë, mbyllja është emergjente.

Mjafton të shohësh se sa video bëjnë thirrje për dhunë, është një situatë e frikshme.

Aktualisht TikTok ka kaluar në nivelin e Sky Ecc dhe Encro Chat, dy aplikacione që kur u krijuan të dyja ishin të ligjshme.

TikTok në Shqipëri në këtë pikë është, se personat që bëjnë thirrje për dhunë dhe bullizëm kanë shumë ndjekës në kohë reale.

Bëhet thirrje për qindra mijëra gjëra që janë të jashtëligjshme.

Personalisht mendoj se nuk do mbyllet, se përpara kemi fushatën elektorale, ishin të shqetësuar në studio për fjalën e lirë dhe përdorimin e rrjeteve sociale në fushatë.

Nëse do ishte një person i pakënaqur nga mbyllja e rrjeteve sociale, i pari është Rama, i cili është mjeshtër i përdorimit të tyre.

Por janë dhe bizneset që humbin shumë në TikTok, bëhet një llogari se sa do të jetë humbja dhe mendoj se do të dilet me një rekomandim që fëmijët nën moshën 17-18 vjeç të mos regjistrohen në TikTok dhe besoj se do i kërkohen filtra më të larta dhe për gjuhën shqipe, jo vetëm për gjuhët e tjera.

Dhe nëse mbyllet, nuk besoj se do të mbyllet para zgjedhjeve. Kam frikë se është një shashkë për të mbuluar këtë dhimbje dhe mllef shoqëror për vrasjen e 14-vjeçarit.

Nuk kemi marrëdhënie me TikTok, mund të vendoset edhe me vendim qeverie mbyllja e tij.

Para dy tre javësh qeveria turke mbylli Roblox. Mund të mbyllet se nuk është një kompani që paguan taksa në Shqipëri.

Ne mbyllim TikTok, por nëse personazhet e tij nisim t’i ftojmë në studio dhe ti trajtojmë si personazhe me rëndësi, nuk përfitojmë gjë nga mbyllja e TikTok.

Duhet dhe media të ndikojë në edukimin e rinisë, por përgjegjësia kryesore i bie familjes dhe shkollës.

Një pjesë e madhe e prindërve shqiptarë nuk e kanë akoma formimin e duhur dixhital për të kontrolluar fëmijët e tyre.

Për mua, të gjitha rrjetet sociale përfshirë Facebook dhe Instagram, njerëzit duhet të regjistrohen me ID, pse duhet të kenë një llogari të rremë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy