Bezos reagon pasi e dashura e tij dhe DiCaprio nuk po i hiqnin sytë nga njëri-tjetri (VIDEO)

Bezos reagon pasi e dashura e tij dhe DiCaprio nuk po i hiqnin sytë nga njëri-tjetri (VIDEO)

Jeff Bezos ka reaguar pasi e dashura e tij dhe aktori Leonardo DiCaprio nuk mund t'i hiqnin sytë nga njëri-tjetri të shtunën në Gala Art+Film.

Teksa postoi një foto krahë një tabele ku shkruante “Kujdes! Reliev i pjerrët.”, Bezos ftoi Leon në atë vend për t’i treguar "diçka": “Leo, hajde këtu, dua të të tregoj diçka...”.

Tweet-i i Bezos erdhi si një përgjigje pasi Barstool Sports postoi një video ku e dashura e Bezos, Lauren Sanchez po fliste me aktorin DiCaprio të shtunën në Gala Art+Film.

Në video, Sanchez ishte duke parë në sy DiCaprion ndërsa ai po fliste me të dhe Bezos.

“Leo është zotëria që të vjedh të dashurën”, ka shkruar Barstool krahas videos, e postuar fillimisht nga Marc Malkin i Variety në Twitterin e tij.

Njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale ripublikuan videon duke bërë ironi mbi miliardat e Bezos dhe si e dashura e tij ishte duke parë dikë tjetër me po aq “dashuri”.

"Rregulli numër 1 është të mos prezantoni kurrë të dashurën tuaj me Leo DiCaprio," shkruante dikush në Twitter.

Bezos dhe Sanchez bënë lidhjen e tyre publike për herë të parë në janar të 2019, menjëherë pasi miliarderi deklaroi ndarjen nga gruaja e tij prej 25 vitesh, MacKenzie Scott.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy