Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy ndër risit e listës së Panuccit për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtejshtenjnit dhe Maqedonisë. Të dy lojtarët kanë folur në konferencën për shtyp në grumbullimin e parë me fanellën kuqezi duke theksuar se do të japin maksimumin për të shpërblyer besimin e trajnerit.



