Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, TIA: Asnjë kriter

Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, TIA: Asnjë kriter

Shteti i Bashkimit Europian ka ndjekur rekomandimin e Këshillit të BE të disa ditëve më parë duke hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Australinë e cila nga 24 qershori nuk do të kërkojë për shtetasit shqiptarë asnjë kriter testi apo vaksine, kurse vizat vijojnë si më parë.

Ndërkohë i vetmi kriter është maska FFP2 pasi është detyrim për qytetarët që udhëtojnë me avion për në Austri. Ajo mundet të gjendet në farmaci.

Statusi i plotë nga TIA

Lajm i mirë nga Austria

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy