Bankat në SPAK, Zaçaj: Institucionet nuk luajnë rol parandalues, dyshime për pastrim parash (VIDEO)

Bankat në SPAK, Zaçaj: Institucionet nuk luajnë rol parandalues, dyshime për pastrim parash (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Edison Zaçaj për tre bankat BKT, Raiffeisen dhe Procredit bank në dosjen e SPAK në aferën e mikrokredive, thotë se institucionet tona nuk luajnë asnjë rol parandalues.

Nga studio e MCN Live, Zaçaj foli për rrezikun që sjell një skemë e tillë duke folur për një panik të mundshëm bankar, çka mund të çojë edhe në falimentim.

Ai tha se fillesat e kësaj skeme janë që nga viti 2015 dhe në vijim dhe se zgjatja e procedurave për të shkuar deri në gjykata për tu trajtuar, vjen për shkak të aspektit procedurial.

Nga ana tjetër, Zaçaj u shpreh se në një skemë të tillë mund të ketë dyshime për pastrim parash.

Këto institucione në aspektin procedurial mundohen që ta ndjekin dhe të jenë sa më të drejtë.

Një institucion e bëjnë njerëzit, pastaj duhet parë nëse janë specialistët apo drejtuesit që me veprimet dhe mosveprimet e tyre lejuan skemat.

Kur ndodh një skemë mashtrimi normalisht kërkon kohë që të zbulohet, por edhe njerëz në detyra menaxheriale që këto skema të funksionojnë në mënyrë të caktuar.

Duhet kohë që të hetohet kjo skemë korruptive.

Çështja është sensitive dhe ka prekur ata mijëra qytetarë, por mund të jenë dhe pjesa tjetër që mund të frikësohet dhe shkojnë në panik bankar, çka bën që të gjithë depozituesit t'i tërheqin të gjitha paratë në një kohë, njëherësh dhe kjo e bën të pamundur që sistemi bankar t’i përballojë të gjithë njëherësh, çka çon në kolaps dhe falimentim.

Por për momentin nuk ka vend për panik bankar. Duke qenë se kishim këto kredi të këqija dhe nuk mund t’i mblidhnin dot, mund të kishte problematika me likuiditetin.

Këto institucione mikrokredie blinin kreditë e këqija të bankave. Nuk është vërtetuar nëse bankat janë pjesë e skemës.

Institucionet bankare duhet të hetonin këto institucione. Si është procedura e shitjes së këtij portofoli? A është bërë ruajtja e të dhënave personale të individëve?

Ne e kemi me ligj, por a është realizuar mbrojtja e të dhënave personale kur kanë kaluar tek këto institucione.

Unë si klient kam lidhur kontratë kredie me bankën dhe vetëm ky informacion duhet të kalonte te institucionet e mikrokredisë.

Kjo është përgjegjësi e bankës që lidhet drejtpërdrejtë. Si transaksion lejohet, por a janë ruajtur të dhënat e qytetarëve?

Përgjegjësia është në nivele të larta menaxheriale, qoftë në institucionet private edhe në ato publike.

Institucionet bankare duhet të bëjnë kontrollin. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë duhet të kishin monitoruar.

Gjykatat duhet të kontrollojnë vendimet që përmbaruesit do të zbatojnë dhe duhet të bëjnë mbikëqyrjen.

Institucionet tona nuk luajnë asnjë rol parandalues, vetëm kur del një skandal mundohen që ta marketojnë sikur po bëjnë ligje të caktuara.

Ky është një rast ku ka ndodhur skema dhe po përpiqen ta rregullojnë. Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë ndodhi pas skandalit.

Çështja është sensitive dhe do të jetë në varësi të vendimit të SPAK. Në këto veprime mund të zbulohet se ka dhe pastrim parash.

U shitën këto kredi te institucionet e mikrokredisë. Këto të fundit duhet të njoftojnë klientin për të bërë kërkesën, duhet të japin kohë.

Klienti mund të bëjë kërkesë për shtyrje, institucioni nuk ua miraton dhe u thotë merrni një kredi tjetër për ta shlyer dhe më tej kalohet në sekuestrim pasurie.

Por klientët kishin për të shlyer një vlerë modeste krahasuar me pronën që iu sekuestrohej.

Duke iu marrë pronat individëve, kur me një vlerë 500 mijë lekë të reja sekuestron një pronë shumë më të shtrenjtë dhe këtë pronë mund ta shesësh, mund të kalohet në çështjen e pastrimit të parave.

SPAK që po kryen hetime, besoj se është në hapin e duhur për t’i frenuar sado pak këto skema joligjore, si vjedhje dhe skema të ndryshme.

Është një rrugë e gjatë, por besoj se jemi në rrugën e duhur.

Qytetarët duhet të informohen para kredisë dhe ta lexojnë me detaje kontratën para se ta firmosin, pasi detajet e vogla bëjnë diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy