
Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon një operacion të gjerë në Elbasan, Tiranë e Durrës, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste në lidhje me hetimet për bisedat në SKY ECC.
MCN TV mëson se disa nga emrat për të cilët janë lëshuar masa sigurie në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” janë: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja, Armis Stafa, Maksim Koçi, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Martin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.
Mes emrave të lartpërmendur është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj të cilës është vendosur masa 'arrest shtëpie', si dhe zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.
Ndërkaq të tjerët janë emra të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Hajdar Çopja, apo familjarë të fiseve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit.
Masa janë firmosur edhe për dy efektivë policie.
Kujtojmë që dy ditë më parë u arrestua kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, pas çkodimit të këtij aplikacioni.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK në lidhje me operacionin e sotëm.



